Çobani: Anglia ka objektiv fitimin e Botërorit, Tuchel tha një të

0%

Specialisti i futbollit Artur Çobani, i ftuar në emisionin “Futboll, jo Soccer”, komentoi ecurinë e Anglisë në Kampionatin Botëror, duke u shprehur se skuadra ka kontingjentin e duhur për të bërë ndryshime gjatë ndeshjeve dhe se objektivi i saj është fitimi i trofeut.

Ai vlerësoi deklaratën e trajnerit të Anglisë, Thomas Tuchel, pas ndeshjes me Norvegjinë, i cili u shpreh se “Tre Luanët” ishin me fat, deklaratë kjo që u komentua gjerësisht në median britanike dhe jo vetëm. “Ai i ka njerëzit për të bërë ndryshime. Nuk besoj se do të ketë ndryshime në mesin e fushës. Skuadra ka ardhur me qëllimin për të fituar Kupën e Botës.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka thënë një të vërtetë, që ishin me fat, sepse përballë kishin një skuadër të fortë si Norvegjia. Ai tha një të vërtetë”, u shpreh Çobani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot