Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Nëse mendoni se akullorja duhet shmangur për të qëndruar të shëndetshëm, një mjek i njohur amerikan thotë të kundërtën, ka shkruar NPR News.
Doktori Zeke Emanuel, onkolog, i cili ka ndihmuar në hartimin e reformës shëndetësore gjatë administratës së ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ka thënë se një akullore herë pas here mund të jetë pjesë e një stili jetese të shëndetshëm.
Në librin e tij “Eat Your Ice Cream: Six Simple Rules for a Long and Healthy Life” (“Hani akulloren tuaj: Gjashtë rregulla të thjeshta për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme”), ai kritikon industrinë e mirëqenies, e cila, sipas tij, promovon produkte të shtrenjta dhe të paprovuara shkencërisht si suplemente apo trajtime kundër plakjes.
Akullorja dhe “paradoksi i akullores” Edhe pse përmban sheqer dhe yndyrë, disa studime kanë vërejtur se personat që konsumojnë akullore me masë mund të kenë rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2. Ky fenomen njihet si “paradoksi i akullores”.
Edhe Lifestyle 6 o. më parë Zyrtarët amerikanë identifikojnë shkaktarin e mundshëm të helmimit nga ushqimi Megjithatë, Emanueli ka theksuar se kjo nuk do të thotë se akullorja parandalon diabetin, por se produktet e bulmetit mund të kenë rol pozitiv në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Ai këshillon gjithashtu konsumimin e ushqimeve të fermentuara, si kosi, djathi apo lakra turshi, pasi ndihmojnë bakteret e dobishme të zorrëve. Gjumi dhe aktiviteti fizik janë thelbësorë Sipas Emanuelit, zakonet e përditshme kanë ndikimin më të madh në jetëgjatësi. Ai ka theksuar se gjumi cilësor është i domosdoshëm për funksionimin e trurit, kujtesën dhe riparimin e qelizave.
Studime të fundit tregojnë se mungesa e gjumit për disa javë mund të çojë edhe në shtim në peshë. Po aq i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik i rregullt, duke përfshirë ecjen, ushtrimet aerobike dhe ato për forcimin e muskujve. Një nga këshillat më të debatueshme të Emanuelit është të mos hiqni dorë plotësisht nga aktiviteti pas pensionimit.
Edhe Lifestyle 6 o. më parë Foshnjat e modifikuara gjenetikisht afrohen drejt realitetit, por debati etik mbetet i hapur Sipas tij, puna ofron strukturë, sfida mendore dhe kontakte shoqërore.
Nëse dikush del në pension, duhet të gjejë mënyra të tjera për të ruajtur qëllimin në jetë, si vullnetarizmi, ndjekja e kurseve apo angazhimi në hobi, pasi këto mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të rënies së aftësive njohëse.
Gjashtë rregullat e doktorit Emanuel për jetë të gjatë Shmangni zakonet e dëmshme , si duhani, cigaret elektrike, alkooli i tepërt dhe sjelljet me rrezik të lartë. Ruani marrëdhëniet shoqërore dhe komunikoni më shumë me njerëzit. Mësoni vazhdimisht dhe mbajeni mendjen aktive. Ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar , pa hequr dorë nga kënaqësitë e vogla, si një akullore herë pas here.
Edhe Lifestyle 17 o. më parë Gabimi i vogël para gjumit që mund t’ju bëjë të shtoni peshë Lëvizni çdo ditë , edhe një shëtitje pas vakteve bën ndryshim. Flini mjaftueshëm , pasi gjumi është një nga shtyllat kryesore të shëndetit.
