Dy të lënduar nga përplasja e një traktori me një veturë në Malishevë

0%

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës. Në aksident janë përfshirë një mjet pune (traktor) dhe një veturë, ndërsa personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com