BERZH investon 35 milionë euro në sektorin e trajtimit të ujërave të

0%

KRU “Prishtina” ka njoftuar për një takim zyrtar të një delegacioni të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Sergiy Maslichenko.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u fol për hapat e mëtejmë drejt realizimit të projektit “Podujeva Wastewater Treatment Project”, i cili financohet nga BERZH përmes një kredie në vlerë deri në 25 milionë euro, e cila është nënshkruar gjatë vitit 2024.

Përveç financimit, u nënshkrua edhe Marrëveshja e Grantit në vlerë prej 475 mijë eurosh, e cila është dedikuar për mbështetjen e zbatimit të këtij projekti. Vlera totale e projektit ka arritur rreth 35 milionë euro, duke e renditur atë ndër investimet më të mëdha në sektorin e trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë. “

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky projekt ka rëndësi të veçantë mjedisore dhe infrastrukturore, pasi do të kontribuojë në përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e Komunës së Podujevës “, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi

Burimi: Telegrafi