Parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare

0%

Posta Shqiptare ka njoftuar se ka zbuluar shkelje dhe parregullsi të rënda në administrimin e fondeve në Filialin e Durrësit. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, institucioni bën me dije se pas një kontrolli të ushtruar nga Drejtoria Ekonomike, janë konstatuar mospërputhje në rakordimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave.

Menjëherë pas zbulimit të skandalit, Posta Shqiptare ka marrë masa administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe ka dorëzuar një kallëzim penal pranë organit të Prokurorisë. Kjo, duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin përkatës.

Burimi: Bota Sot