Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të NPK-së në Dellçevë, dyshohet për

0%

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Dellçevë më paraqiti kallëzim penal ndaj S.S. (61) nga Dellçeva, ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Bregallnica” – Dellçevë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, sipas nenit 353, paragrafi 1, në lidhje me nenin 45, paragrafi 1 të Kodit Penal.

“S.S., në cilësinë e personit zyrtar dhe drejtor i NPK-së “Bregallnica” – Dellçevë, dyshohet se e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij”.

“Gjatë periudhës 2023–2025, ai u ka lëshuar gjithsej 92 vendime për rritjen e pagës bazë për shkak të suksesit të treguar në punë 112 të punësuarve të NPK-së “Bregallnica” – Dellçevë, pa pasur propozime nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë i punojnjësit dhe pa pëlqimin e udhëheqësit të drejtpërdrejtë të punonjësit, me çka ka vepruar në kundërshtim me nenin 51, paragrafi 1 të Kontratës Kolektive për Veprimtaritë Komunale, si dhe me nenin 81, paragrafi 2 të Kontratës Kolektive për rregullimin e të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive që burojnë nga marrëdhënia e punës për punonjësit e NPK-së “Bregallnica” – Dellçevë, duke i shkaktuar ndërmarrjes publike dëm material prej 267.873 denarësh”, thonë nga MPB.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi