Pas shumë reagimeve dhe publikimeve lidhur me kushtet në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të martën, më janë ndërruar shtatë shtretër në këtë klinikë dhe një tjetër pritet të ndërrohet gjatë ditës. Kështu ka konfirmuar para mediave, Fisnik Dobra, drejtor i shërbimeve tekniko-administrative në QKUK.
Për kushtet brenda Klinikë së Pediatrisë, fillimisht kishte publikuar fotografi aktivistja Aulonë Mehmeti e cila kishte postuar gjendjen e shtratit të gjakosur. Ekipi i KALLXO.com më arriti të siguroj pamje të gjendjes brenda Klinikës, e cila u denoncua nga aktivistja Aulonë Mehmeti.
Pamjet brenda Klinikës tregonin se shtrati i gjakosur ishte mbuluar me një çarçaf por nuk ishte larguar nga Klinika. I njëjti shtrat () është larguar nga Klinika e Pediatrisë.
Foto nga njëra dhomë e Klinikës së Pediatrisë | Foto: KALLXO.com/ Në pamje e transmetuara nga KALLXO.com shihet edhe gjendja e tualeteve për të cilat sot () u pyet drejtori i shërbimeve tekniko-administrative, Fisnik Dobra. Dobra tha se e njëjta do të rregullohet së shpejti.
Banjo në Klikën e Pediatrisë | Foto: KALLXO.com/ Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) më përmes një reagimi ka thënë se ka pranuar me seriozitet shqetësimet e ngritura publikisht lidhur me përvojën e një familjeje gjatë trajtimit të fëmijës së tyre në Klinikën e Pediatrisë.
Sipas njoftimit, për këtë arsye, drejtori i QKUK-së ka marrë vendim për formimin e një komisioni ad-hoc, i cili po zhvillon një hetim të plotë administrativ për të verifikuar të gjitha rrethanat e rastit.
Ndërsa thuhet se sa u përket parregullsive të konstatuara menjëherë gjatë verifikimeve të kryera nga QKUK, përfshirë ato që pasqyrohen edhe në fotografitë e publikuara, janë dhënë vërejtje ndaj personave përgjegjës në zinxhirin hierarkik menaxherial, si dhe është suspenduar përkohësisht punëtori i shërbimeve teknike.
“Ndërkaq, për të mundësuar zhvillimin e paanshëm të hetimit administrativ lidhur me pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, janë ndërmarrë masa të përkohshme administrative ndaj katër (4) infermierëve”- thuhet në njoftim.
