Nikolla Gruevski lirohet nga akuzat në rastin “Talir 2”

0%

Gjykata Themelore Penale në Shkup e liroi nga akuzat ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për rastin “Talir 2”, që kishte të bënte me tejkalim të kompetencave zyrtare dhe financim të kundërligjshëm të ndërtimit të selisë partiake të OBRM-PDUKM-së.

Gjyqtarja Daniela Aleksovska, gjatë shpalljes së aktgjykimit, deklaroi se për këtë rast duhet të merren parasysh ndryshimet në Kodin Penal të vitit 2023, si dhe ndryshimi i aktakuzës që pasoi. “Edhe pse pati ndryshime në aktakuzë, nuk pati ndryshime në provat dhe faktet e paraqitura para gjykatës.

Gjykata vlerëson se Prokuroria nuk e dëshmoi përtej dyshimit të arsyeshëm se i akuzuari Nikolla Gruevski ka kryer tejkalim të detyrës zyrtare”, tha Aleksovska. Ajo theksoi se Gjykata në tërësi ka pranuar qëndrimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilit ndryshimet në Kodin Penal janë në favor të drejtpërdrejtë të të akuzuarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas saj, vendimi lirues është rezultat i ndryshimeve të Kodit Penal të miratuara në vitin 2023, të cilat çuan edhe në shfuqizimin e aktgjykimit të parë në këtë rast. “Edhe pse ky aktgjykim është ndryshe nga ai i mëparshmi, analiza dhe vlerësimi i provave, fakteve të përcaktuara dhe përfundimeve të gjykatës kanë mbetur të pandryshuara.

Me të njëjtat prova, mbi bazën e të cilave më parë u konstatua se vepra ishte kryer me keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, gjykata tani vlerëson se nuk u dëshmua përtej dyshimit të arsyeshëm se vepra është kryer përmes tejkalimit të kompetencave apo moskryerjes së detyrës zyrtare”, deklaroi Aleksovska.

Ajo shtoi se gjykata mbetet konsistente në analizën dhe vlerësimin e provave, duke i bazuar vendimet vetëm në faktet e konstatuara. Në shpalljen e aktgjykimit në Gjykatën Penale të Shkupit ishin të pranishëm avokatët e caktuar sipas detyrës për Gruevskin, Petar Timovski, dhe për OBRM-PDUKM-në, Kristina Manevska, si dhe përfaqësuesja e partisë, avokatja Lubica Nikollovska.

Shpenzimet e procedurës gjyqësore do të mbulohen nga Buxheti i shtetit, ndërsa gjykata refuzoi edhe propozimin e Prokurorisë për konfiskimin e selisë së OBRM-PDUKM-së. Vendimi është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ankese në gjykatat më të larta.

Në prill të këtij viti, lëndën “Talir 2” e mori prokurori Kristian Smilevski nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, pas dorëheqjes së prokurores Lençe Ristovska. Gjykata e Apelit në Shkup në janar të vitit 2024 e anuloi aktgjykimin e parë për rastin “Talir 2”, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal lidhur me nenin 353, dhe e ktheu lëndën për rigjykim në shkallën e parë.

Ndërkohë, vepra për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, u vjetërsua, ndërsa procedura vazhdoi ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe partisë OBRM-PDUKM.

Më , Gjykata Penale në Shkup shpalli aktgjykimin e parë, sipas të cilit Gruevski, i cili ndodhet jashtë vendit, u dënua jo përfundimisht me gjashtë vite burg, ndërsa Kiril Bozhinovski mori dënim me kusht.

Burimi: Telegrafi