Tom Cruise habit fansat me transformimin e tij

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktori i mirënjohur, Tom Cruise, ka lënë pa fjalë fansat me transformimin e tij drastik në filmin e ri “Digger”, duke bërë që shumë prej tyre të besojnë se kjo mund t’i sjellë më në fund çmimin e parë “Oscar”, ka shkruar The Independent.

Aktori 64-vjeçar luan miliarderin e industrisë së naftës Digger Rockwell, i cili përpiqet të shpëtojë njerëzimin nga katastrofa mjedisore që vetë e ka shkaktuar. Për këtë rol, Cruise është shndërruar plotësisht falë protezave në fytyrë dhe trup, ndërsa shfaqet më i moshuar, më i rëndë dhe me flokë të thinjur.

Traileri i filmit “Digger”: Pas publikimit të trailerit të parë, rrjetet sociale u mbushën me komente. “Është frymëzuese të shohësh dikë që nuk ka më asgjë për të provuar, por vazhdon të sfidojë veten. Tom Cruise duket krejtësisht i panjohshëm. Gjithçka, zëri, mënyra e interpretimit dhe prania në ekran, është ndryshe”, ka shkruar një komentues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Showbiz 7 muaj më parë Tom Cruise merr Oskarin e parë në karrierë Një tjetër shkroi se “Nuk mund të më bindni se ai është Tom Cruise” Ndërsa një fans tjetër komentoi duke thënë se nuk e ka njohur në fillim. “As nuk e njoha. Ky është një rol krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar ta shohim”, ka shkruar fansi.

Të tjerë vlerësuan guximin e aktorit për të lënë mënjanë rolet e mbushura me aksion. “Më në fund, një film ku marifeti më i rrezikshëm i Tom Cruise është aktrimi i pastër”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.

Edhe Showbiz 10 muaj më parë Cruise nuk merr pjesë në ceremoninë ku Trump do t’i nderojë Stallonen e grupin Kiss Shumë fansa besojnë se interpretimi në “Digger” mund t’i sigurojë Cruiset nominimin, madje edhe “Oscarin” e parë në karrierën e tij.

Filmi, me regji të Alejandro González Iñárritu, do të dalë në kinema më 2 tetor dhe në kast bëjnë pjesë edhe Jesse Plemons, Riz Ahmed, Sandra Hüller dhe Emma D’Arcy.

Burimi: Koha