Rikthehet në punë njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” pas riparimit

0%

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim pas përfundimit me sukses të riparimit të rregullt vjetor.

Sipas njoftimit të KEK-ut, procesi i startimit të njësisë ka nisur në orët e para të mëngjesit, ndërsa pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe procedurave të nevojshme, A4 është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës .

Rikthimi i kësaj njësie në funksion pritet të ndikojë në rritjen e kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë elektrike dhe në forcimin e gatishmërisë teknike të KEK-ut për sezonin e ardhshëm dimëror. KEK ka vlerësuar punën e ekipeve teknike, inxhinierëve dhe stafit të Termocentralit “Kosova A”, duke i falënderuar për angazhimin dhe realizimin me sukses të procesit të mirëmbajtjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njësia A4 është një nga kapacitetet e rëndësishme prodhuese të sistemit energjetik vendor, ndërsa rikthimi i saj në punë synon të kontribuojë në stabilitetin e furnizimit me energji. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com