​Bitcoin qëndron afro 63.000 dollarë – tensionet me Iranin rrisin

0%

Bitcoin po tregtohej të martën pranë 62,600 dollarëve, me një rënie për 0.3% në 24 orët e fundit. Tregu i kriptovalutave mbetet i qëndrueshëm, por tensionet e reja mes SHBA-së dhe Iranit kanë rritur pasigurinë ekonomike. Presidenti amerikan Donald Trump riktheu bllokadën ndaj anijeve iraniane në Ngushticën e Hormuzit dhe kërkoi tarifë 20% për ngarkesat që kalojnë në këtë rrugë ujore.

Pas këtij zhvillimi, nafta Brent u rrit në rreth 85 dollarë për fuçi. Rritja e çmimit të naftës shton presionin mbi inflacionin dhe rrit pritjet për një politikë më të ashpër nga Rezerva Federale amerikane, duke ndikuar negativisht në tregun e kriptovalutave.

Bitcoin ka lëvizur gjatë muajit të fundit mes 59,000 dhe 66,000 dollarëve, ndërsa Ethereum, Solana dhe XRP kanë pasur lëvizje të përziera, transmeton Coin Desk, përcjell KosovaPress. Tregjet tani presin të dhënat e inflacionit në SHBA për muajin qershor, të cilat mund të ndikojnë në vendimin e ardhshëm të Fed-it për normat e interesit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot