Ish-bashkëshorti dyshohet se e përndiqte dhe e kërcënonte prej 15

0%

Një grua nga Graçanica ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj në Polici, duke pretenduar se ai e ka përndjekur vazhdimisht, e ka kërcënuar dhe i ka ushtruar presion psikologjik për rreth dy javë, raporton Sinjali. “Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për S. D. (38 vjeç), e cila ka raportuar në Polici ish-bashkëshortin e saj, V.

S. (34vjeç).” Sipas burimeve të Sinjalit, ankuesja ka deklaruar se ish-bashkëshorti e ka ndjekur vazhdimisht, duke monitoruar lëvizjet e saj, personat me të cilët shoqërohet dhe aktivitetet e përditshme, ndërsa njëkohësisht i ka bërë presion edhe lidhur me kujdesin ndaj dy fëmijëve të tyre.

Ajo ka deklaruar para hetuesve se për rreth 15 ditë ka qenë subjekt i kërcënimeve dhe dhunës psikologjike nga ish-bashkëshorti. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku gjatë intervistimit i ka mohuar të gjitha pretendimet, duke deklaruar se interesohet vetëm për mirëqenien e dy fëmijëve të tyre dhe se nuk e di arsyen e kallëzimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për dhunë në familje, është iniciuar rasti “Dhunë në familje”, ndërsa procedura do të vazhdojë në procedurë të rregullt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com