Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se kjo javë në Kosovë do të jetë me mot relativisht të qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave. IHK njofton se e marta do të jetë kryesisht me diell dhe me kalime të pakta vranësirash. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10°C dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 26 dhe 30 gradë.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe veriperëndimi me intensitet të dobët deri mesatar.
Burimi:
Telegrafi
