Robert Millosheski zgjidhet ushtrues detyre kryetar i Komunës së

0%

Komuna e Bërvenicës njofton opinionin se sot, më datë , Këshilli i Komunës së Bërvenicës mbajti seancë të jashtëzakonshme në të cilën u morën vendime për funksionimin e mëtejshëm të institucionit, pas ndarjes nga jeta të kryetarit të ndjerë Jovica Ilievski.

“Iniciuar dhe mbështetur në nenin 54 paragrafi 1 pika 2 dhe paragrafi 5 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Këshilli i Komunës me shumicë votash mori vendim që Kryetari i deritanishëm i Këshillit, Robert Millosheski, të emërohet Ushtrues Detyre (u.d.) Kryetar i Komunës së Bërvenicës.

Zoti Millosheski do ta udhëheqë komunën dhe do të menaxhojë punët e saj deri në shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale për kryetar të ri”. “Për shkak të marrjes së funksionit të ri, z.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Millosheski i pezullohet pozita e tij në Këshill, me çka Këshilli i Komunës së Bërvenicës, në po të njëjtën seancë, zgjodhi këshilltarin Mirosllav Dailovski si Kryetar të ri të Këshillit të Komunës”, thonë nga Komuna e Bërvenicës.

Burimi: Telegrafi