Arrestohet në Prishtinë një shtetas gjerman i kërkuar nga INTERPOL-i

0%

Një shtetas gjerman është arrestuar të hënën në Prishtinë nga Policia e Kosovës, pasi kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht Sektori FAST, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative.

I dyshuari me inicialet F.R. kërkohej nga INTERPOL-i për veprën penale “trafikim i paligjshëm i substancave narkotike”, e dënueshme sipas Kodit Penal Gjerman. Me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore, të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Me aktvendim të Prokurorit Kujdestar nga Prokuroria Themelore, personit të lartcekur ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa rasti vijon të trajtohet nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor-ILECU në koordinim me autoritetet e drejtësisë”, njoftoi policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot