Dy ngjarje paradoksale ndodhën në Shqipëri disa ditë më parë, ku Koncerti I këngëtarit Kannye West pati sukses të madh me mijra spektatorë, ndërsa protestat prej disa dhjetra njerëz që kërkonin një `Shqipëri të Re` vazhdonin të mos kuptonin se çfarë kërkonin sepse `Shqipërinë e Re` e pamë si përfundoi në vitet`90.
Kërkesat e tjera të cilat nuk kishin dhe nuk kanë aspak lidhje me realitetin si `Shqipëria nuk shitet`, `Rama t.q.rb`, ` I bëjmë të 40 Ramës`, me arkivole ne duar, madje një e moshuar përqeshi lëkurën e Kannye West duke I thënë me zë të lartë rracisteje… b.thzi.
Këto tregojnë vetëm një psikologji destruktive dhe aspak nje mënyrë për të përmirsuar gjërat që nuk shkojnë mirë në Shqipëri të cilat mund të rregullohen, por gjithmonë bazuar në ligjet që ka miratura Parlamenti .
Këto dy ngjarje po ti krahasish, të kujtojnë filmin `Koncert në vitin 1936` ku Nure beu I thotë shoferit që …..sa para do që tu prishesh festën atyre…. dhe shoferi I a kthen …..po ik of be rri me xhengijet e mos u përzzje me koncertin….
Sot në Shqipëri kemi një Nure Be ish komunist që vazhdon të kërkojë me këmbënguljen e Sizifit të ndryshojë rrugën që Shqipëria zgjodhi që në fillimet e demokracisë të shkojë në Europë vetëm e vetëm se nuk do të pranojë gafat që ka bërë gjatë qeverisjes së tij dhe gjatë qënies në opozitë, duke dëmtuar vëndin.
Kuptohet se shumica e atyre në turmën prej disa dhjetra vetësh që nuk mund ta përzjesh me sehirxhinjtë që kalojnë aty rastësisht dhe vështrojnë të habitur apo dhe me qesëndi se si drejtues të kësaj proteste të lodhur nxisin apo japin të nënkuptojnë se `Shqipëria e re` kërkon revolucione dhe ultimatume prej disa pikash `të panegiciueshme`, por harrojnë se në demokraci nuk ka as ultimatume dhe as revolucione, por e drejta sovrane e popullit është vota, në dallim me turmën që mund të protestojë për hallet e veta.
Sidoqoftë në atë turme dallohen qartë se drejtuesit e saj `ilegalë`, janë servilët e Berishës të cilët si robotë zbatojnë urdhërat e tij për të shkaktuar kaosin e dëshëruar nga kryetari I Opozitës së thërrmuar në mënyrë që të shkaktohet një `97 e re dhe më këtë rezultat Kryetari i kësaj opozite kërkon në mënyrë patologjike të barazojë humbjen katastrofike të `97.
Megjithëse BE dhe SHBA e kanë orientuar drejt Shqiprinë për rrugën që do të ndjekë për tu integruar, për fat të keq shikohet se sa zhgënjyese është kur drejtues të influencuar nga jashtë dhe nga brënda vazhdojën të përpiqen të pengojnë Shqipërinë me çdo mënyrë drejt qëllimit të madh të saj: Integrimin në BE. Del vetëm një pyetje e thjeshtë: kush nuk e do Shqipërinë në BE dhe përse nuk do?
Kjo pyetje llogjike ka vetëm një përgjigje llogjike: ata që nuk e duan Shqipërinë , ata të cilët maskohen me parrulat kundër Edi Ramës dhe kundër korrupsionit, Kundër shtetit ligjor, kundër investimeve të mëdha, duke harruar se shteti ligjor, funksionon me gjithë gabimet që ka, dhe se Demokracia kërkon votën e popullit dhe jo ulurima të injorancës.
Sidoqoftë Shqipëria e ka zgjedhur rrugën e saj , rrugë që është e miratuar nga SHBA dhe BE drejt integrimit megjithë gabimet e qeverisjes të cilat po korrigjohen dhe fajtorët sot janë përballë ligjit.
Aq e madhe është mëria e kësaj opozitë që drejton këtë proteste groteske sa që ata vëprojnë edhe kundër interesave të vëndit duke bërë një veprim të shëmtuar në PE duke votuar kundër integrimit. Më poshtërsisht as Esat Pashë Toptani nuk do të kishte vepruar ashtu siç vepruan këta opozitarë që me plot gojën mund ti quash antishqiptarë.
Krahasimi I Koncertit të Kanney West me Protestën tregon qartë se populli shqiptar nuk e përkrah një protestë të pa kokë e pa këmbë, një protestë që dëmton stabilitetin e vëndit.
