Prej afro 7 orësh, pasagjerë, kamionë dhe automjete janë bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Bari. Trageti mbërriti në kohë në portin e Barit, në orën të mëngjesit, por edhe në këto momente automjetet dhe kamionët vijojnë të qëndrojnë në traget, pasi është prishur rampa e brendshme. Kjo situatë ka shkaktuar shumë pakënaqësi te pasagjerët që nuk mund të dalin nga trageti pa mjetet e tyre.
Sipas informacioneve, situata pritet të zgjasë, pasi po pritet mbërritja e teknikëve nga Napoli për të zgjidhur problemin.
