SPAK dha pretencën për dosjen “Meta-Kryemadhi”, ja sa vite burgim u

0%

Zbardhet pretenca e dhënë nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e veçuar “Meta-Kryemadhi”. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur në GJKKO pretencën përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Pirro Xhixhon, SPAK e ka akuzuar si fajtor për veprën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim dhe ka kërkuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 3 vite burg. Për shkak të moshës dhe rrethanave familjare prokuroria ka kërkuar të konvertohen në 4 vite shërbim prove. Ndërkohë, për Fatime Kryemadhin, SPAK ka kërkuar 7 vite e 6 muaj burg.

Si rezultat i gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 5 vite burg, ndërsa prokuroria ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të tij dhe konvertimin në 5 vite shërbim prove për shkak të moshës. Po ashtu SPAK ka kërkuar konfiskimin e shtëpisë së Fatime Kryemadhit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për të pandehurën Ema Çoku, SPAK ka kërkuar që ajo të shpallet fajtore për veprën penale të pastrimit të parave dhe të dënohet me 7 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 4 vite e 8 muaj burg. SPAK ka kërkuar që dënimi të konvertohet në 5 vite shërbim prove për shkak të rrethanave familjare.

Të tre të pandehurit e dosjes janë të akuzuar edhe Monika Kryemadhi dhe ish-presidenti Ilir Meta, ky i arrestuar prej 21 tetorit 2024. Kryemadhi dhe Çoku akuzohen për pastrim parash, kurse Xhixho për korrupsion, ndërsa gjykimi po bëhet i shkurtuar, pasi kanë pranuar akuzat sipas akteve të dosjes së Prokurorisë së Posaçme.

Për Kryemadhin dhe Metën, procesi po zhvillohet me procedurë të zakonshme.

Burimi: Bota Sot