Kuvendi shkarkoi tetë ministra, tre deputetë votuan kundër shkarkimit

0%

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkoi tetë ministra nga kabineti i kryeministrit Hristijan Mickoski me një votë të vetme.

Shumica e deputetëve votuan për shkarkimin e Ministrit të Marrëdhënieve në mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, i cili u shkarkua me 95 vota. 83 deputetë votuan për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Igor Filkov. 92 deputetë votuan për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Cvetan Tripunovski, ndërsa 85 deputetë votuan që Fatmir Limani të largohet nga detyra, me një votë kundër.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski u shkarkua me 87 vota, ndërsa ministri i Kulturës, Zoran Ljutkov me 91 vota “pro”. Ministri pa portofol Shaban Salie u shkarkua me 85 vota. Është e habitshme që ministri i Shëndetësisë Azir Aliu u shkarkua me 80 vota, tre deputetë u deklaruan “kundër” shkarkimit dhe tre deputetë abstenuan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi