Është hedhur shorti për kalendarin e sezonit të ri të Abissnet Superiore. Ceremonia u zhvillua sot në orën në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku 10 skuadrat pjesëmarrëse mësuan përballjet që do të kenë gjatë sezonit të rregullt. Edhe në edicionin 2026/27, elita e futbollit shqiptar do të ketë 10 ekipe.
Në kampionat rikthehen Skënderbeu dhe Laçi, ndërsa pjesa tjetër e skuadrave përbëhet nga Egnatia, AF Elbasani, Vllaznia, Dinamo Siti, Partizani, Tirana, Vora dhe Teuta. Ky do të jetë edicioni i 88-të i kampionatit elitar shqiptar. Sezoni është planifikuar të nisë më 22 gusht dhe të përfundojë më 9 maj.
Sipas formatit të përcaktuar, fillimisht do të zhvillohen 27 javë ku të gjitha skuadrat do të përballen mes tyre. Pas përfundimit të kësaj faze, pikët e ekipeve do të përgjysmohen dhe gara do të ndahet në dy grupime. Gjashtë skuadrat e renditura në vendet e para do të kalojnë në fazën “play off”, ku do të luftojnë për titullin kampion.
Në këtë fazë do të zhvillohen dy raunde me ndeshje vajtje-ardhje, në total 10 javë të tjera. Ndërkohë, katër ekipet e renditura në pjesën e fundit të tabelës do të garojnë në fazën “play out” për mbijetesën në elitë. Për këto skuadra do të zhvillohen tre faza me përballje vajtje-ardhje-vajtje, duke sjellë edhe 9 javë të tjera kampionat.
Në fund të sezonit, skuadra e renditur në vendin e dhjetë do të bjerë direkt nga kategoria, ndërsa ekipi që mbyll kampionatin në vendin e nëntë do të luajë finalen e “play out” ndaj një skuadre të Kategorisë së Parë.
FAZA 1 Java 1 Partizani – Teuta Laçi – Elbasani Vllaznia – Skënderbeu Dinamo – Vora Egnatia – Tirana Java 2 Teuta – Tirana Vora – Egnatia Skënderbeu – Dinamo Elbasani – Vllaznia Partizani – Laçi Java 3 Laçi – Teuta Vllaznia – Partizani Dinamo – Elbasani Egnatia – Skënderbeu Tirana – Vora Java 4 Teuta – Vora Skënderbeu – Tirana Elbasani – Egnatia Partizani – Dinamo Laçi – Vllaznia Java 5 Vllaznia – Teuta Dinamo – Laçi Egnatia – Partizani Tirana – Elbasani Vora – Skënderbeu Java 6 Teuta – Skënderbeu Elbasani – Vora Partizani – Tirana Laçi – Egnatia Vllaznia – Dinamo Java 7 Dinamo – Teuta Egnatia – Vllaznia Tirana – Laçi Vora – Partizani Skënderbeu – Elbasani Java 8 Teuta – Elbasani Partizani – Skënderbeu Laçi – Vora Vllaznia – Tirana Dinamo – Egnatia Java 9 Egnatia – Teuta Tirana – Dinamo Vora – Vllaznia Skënderbeu – Laçi Elbasani – Partizani FAZA 2 Java 10 Teuta – Partizani Elbasani – Laçi Skënderbeu – Vllaznia Vora – Dinamo Tirana – Egnatia Java 11 Tirana – Teuta Egnatia – Vora Dinamo – Skënderbeu Vllaznia – Elbasani Laçi – Partizani Java 12 Teuta – Laçi Partizani – Vllaznia Elbasani – Dinamo Skënderbeu – Egnatia Vora – Tirana Java 13 Vora – Teuta Tirana – Skënderbeu Egnatia – Elbasani Dinamo – Partizani Vllaznia – Laçi Java 14 Teuta – Vllaznia Laçi – Dinamo Partizani – Egnatia Elbasani – Tirana Skënderbeu – Vora Java 15 Skënderbeu – Teuta Vora – Elbasani Tirana – Partizani Egnatia – Laçi Dinamo – Vllaznia Java 16 Teuta – Dinamo Vllaznia – Egnatia Laçi – Tirana Partizani – Vora Elbasani – Skënderbeu Java 17 Elbasani – Teuta Skënderbeu – Partizani Vora – Laçi Tirana – Vllaznia Egnatia – Dinamo Java 18 Teuta – Egnatia Dinamo – Tirana Vllaznia – Vora Laçi – Skënderbeu Partizani – Elbasani
