‘Beteja me keqpërdorues të ujit po vazhdon’, zbulohen kyçje ilegale

0%

KRU “Hidrodrini” Pejë ka njoftuar, se beteja me keqpërdorues të ujit po vazhdon, pasi janë zbuluar kyçje ilegale në Gurakoc të Istogut. Inspektorët e KRU ‘Hidrodrini’ kanë realizuar aksion në rajonin e Istogut, ku ndaj keqpërdoruesve janë shqiptuar masa të parapara dhe është hapur procedure në organet e prokurorisë së shtetit.

“Aksione të tilla do të vazhdojnë në secilin orar kohor përfshirë mbas orarit edhe fundjavat. Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht”, thuhet tutje në njoftim .

Burimi: Telegrafi