Ecim dorë për dore…

0%

Një dorë e vogël në dorën time, Është dora e nipit tim të parë. Jam i lumtur, gjysh, në këto pushime, Më thoshte shpesh tejet kureshtar. Ecim drejt sheshit të Prishtinës, Buzëqeshja e tij më dhuron gëzime. Mosha e shtyrë rinohet pas stinës, Kështu nuk ka qenë fëmijëria ime. Nisemi nga sheshi Zahir Pajaziti…! Nga larg na buzëqesh Nënë Tereza…!

Bekimi i saj sikur zërin ngriti: “Kështu desha t’ju shoh ndër breza!” Dëgjoje, i them, nënën Shenjtëreshë Sa ka vuajtur për njerëzimin! Ai ngadalë nis të buzëqeshë “E kam te zemra, gjysh, bekimin!” Është Shenjtëresha e kësaj toke, Këtë mos e harro, biri im i mirë…! Dhe qe nënë e tërë kësaj bote Që për njerëzimin u flijua duke gdhirë…!

Dëshira fluturonte drejt Gjergj Kastriotit, Që krenar shikonte mbi kalë… Çerek shekulli ka mundur dikur moti Armiqtë, sa herë në pritë i kanë dalë! Gjyshi fliste për trimëritë e Skënderbeut, Duke i treguar vargjet më të mira të poetit: “Njëzet e katër luftëra bëri,* Njëzet e katër vdekje theu. Çka mangut linte ditën Gjergji I plotësonte natën Skënderbeu!”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Krenaria na i ngrohu zemrat valë, Derisa arritëm bustin e të diturit… Ibrahim Rugova dukej se ishte gjallë Me mendimet e tij, të të ndriturit.

Burimi: Bota Sot