Partia Mundësia ndryshe nga PD nuk e bojkoton seancën, deputeti

0%

Seanca e sotme parlamentare ka nisur sërish pa prezencën e deputetëve të PD. Në foltore ka folur deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri. Ai foli për protestat, ku nuk mungoi replika me Taulant Ballën. “Rikthehem në këtë sallë pas 20 ditësh përjashtim, që nuk e di përse ndodhi. Si mund të ndaloni një deputet të flasë për çështjet që ai kërkon.

Nëse ju i thoni parlament këtij, nuk e di çfarë mund të them më tepër. Teksa po vija në parlament, ishte rrethuar me policë, sepse ju u trembët nga vezët. Veza është akt civil, jo dhune. Dhe ata që kanë marrë përsipër vezët duhet të vijë turp. Edhe ata që janë mbushur koshat e plehrave me fotot e tyre. Sidomos ty z.Balla, janë mbushur koshat me fotot tuaja.

Qetësia e vetme që gjeni është në Bruksel, duke luajtur me letra. Ju me paratë e buxhetit paguani një këngëtar që është adhurues i Hitlerit” , tha Kapri mes të tjerash.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot