Shpërndaje në: Ende ka pyetje nëse topi preku telin e kamerës mbi fushën e lojës dhe ndryshoi drejtim para golit të parë të Anglisë në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Por FIFA insiston se topi nuk kishte konakt me telin. Sipas FIFA-s, çdo gjë ishte e rregullt në golin e parë të Jude Bellinghamit.
Federata Ndërkombëtare hodhi poshtë pretendimin se pamjet e kamerës mund të dëshmonin se topi preku kabllon para se të binte në fushë. “Pamjet nga kamera në fjalë tregojnë qartë se kamera as nuk dridhet as nuk lëviz”, ka thënë FIFA për “sportschau.de”. Topi i goditur nga portieri i Norvegjisë, Orjan Nyland bëri lëvizje jo shumë të zakonshme.
“Fluturimi” i topit ishte më i shkurtër se që pritej, ndërsa ka pretendime se preku kabllo mbi fushë dhe ra drejt poshtë. Topi erdhi tek anglezët që realizuan aksion për barazimin 1:1.
Edhe Botërori 2026 3 j. më parë “Sqarohet” arbitri për të cilin u kërkua të largohet nga Botërori Edhe çipi brenda topit, sipas FIFA-s, ka treguar që nuk kishte kontakt me kabllon e vënë lart mbi fushë që shërben për kamerë. Nëse do të kishte kontakt, goli do të duhej të anulohet.
