Shpërndaje në: Sulmuesi i Norvegjisë, Alexander Sorloth, është përballur me abuzime në rrjetet sociale, pas eliminimit të Norvegjisë nga Kupa e Botës. E dashura e tij, Lena Selnes, ka publikuar komente të shumta të bëra në “Instagram”, ku përfshihen edhe kërcënime me vdekje dhe thirrje për vetëvrasje.
Norvegjia pësoi 2:1 nga Anglia, ndërsa Sorloth është kritikuar nga shumë tifozë për një pasim që nuk e bëri tek Erling Haaland, që ishte në pozitë të mirë. Por shumë prej komentuesve e kanë kaluar kufirin e asaj që lejohet. Nuk është hera e parë që një futbollist përballet me kërcënimie për jetën pas ndonjë episodi në Kupën e Botës.
