Persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar në depon e pompës së derivateve “DM Petrol” në Mitrovicën e Veriut, prej nga kanë vjedhur pajisje të gjeneratorit, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se vjedhja dyshohet të ketë ndodhur më 12 korrik, në intervalin kohor –, në rrugën “Zoran Djindjiq”.
Rasti është raportuar në Polici rreth orës , ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe krim-teknikës, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Sipas denoncimit të viktimës, M. N. 43 vjeçar, nga depoja janë vjedhur motori i gjeneratorit dhe ftohësi i tij, me një vlerë të përgjithshme të vlerësuar rreth 700 euro.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”. Për momentin nuk ka persona të identifikuar si të dyshuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për zbulimin e autorëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
