Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë kryer dy raste të veprës penale “Grabitje” dhe një rast të veprës penale “Detyrim” në Prishtinë. Në njoftimin e Policisë thuhet se të arrestuarit janë F.A., 18 vjeç, L.K., 19 vjeç, F.K., 19 vjeç dhe F.A., 18 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasteve janë duke vazhduar.
