Zbardhet dialogu mes Lionel Messit dhe gjyqtarit Joao Pinheiro

0%

Lionel Messi ishte protagonist i një takimit “të vakët” në duelin mes Argjentinës dhe Zvicrës, por numri dhjetë mori vëmendjen e publikut falë “dialogut” me kryesorin e këtij takimi. Incidenti ndodhi gjatë minutës së 42-të, kur Messi u përball me portugezin Joao Pinheiro. Biseda e dyshes u transmetua nga transmetuesit dhe një moment u bë viral në rrjetet sociale.

I referohemi çastit kur kapiteni argjentinas u dëgjua duke i thënë gjyqtarit: “Fol me respekt, mos trego mungesë respekti karshi meje . Më fol me respekt. Të fola me respekt”.

Burimi: Bota Sot