Doue sërish startues, kthehet Tchouameni

0%

Shpërndaje në: Selektori i Francës, Didier Deschamps, pritet t’i besojë sërish Desire Doues për vend në formacionin startues për gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Spanjës. Deschamps nuk pritet të bëjë shumë ndryshime, pasi dëshiron të ruajë formacionin që mposhti Marokun në çerekfinale.

Aurelien Tchouameni, i cili ishte në stol në ndeshjen e fundit, ka gjasa të kthehet në formacionin bazë, shkruajnë të dielën mediumet franceze. Rikthimi i Tchouamenit mund të bëjë që Manu Kone ta humbë vendin në mesfushë. Tchouameni kishte probleme më lëndim dhe nuk ishte i gatshëm të startonte ndaj Marokut. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Doue, bëri asistim në fitoren ndaj Marokut.

Edhe Botërori 2026 2 d. më parë Bounou i pakalueshëm Në tri prej ndeshjeve të deritashme të Francës në Kupën e Botës, Doue u inkuadrua në pjesën e dytë. Në vend të 21-vjeçarit, Deschamps i besonte sulmuesit tjetër të PSG-së, Bradley Barcola. Gjysmëfinalja mes Francës dhe Spanjës luhet të martën nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha