ZKA: Në 24 raste Fondi i Sigurimeve Shëndetësore lëshoi fletëzotime

0%

Nga: Arianita Hoti Shpërndaje në: Mungesa e tri profaturave po ia pamundëson Bashkim Baftirit trajtimin jashtë vendit, ndonëse prej vitesh ka rekomandim nga Klinika e Ortopedisë.

Prej 14 vjetësh ai lëviz me karrocë, por ende nuk ka arritur të sigurojë mbështetje nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, pasi rasti i tij, nuk është shqyrtuar për shkak të mungesës së tri profaturave nga spitale të ndryshme. “Ato tri profatura është shumë problem me i siguru. Familja dhe të afërmit po mundohen t’i sigurojnë, por spitalet po më kërkojnë me shku vetë atje si pacient.

Me shku si pacient më kushton, sepse duhet me kry procedurat, me më kontrollu, me pa a jam për operacion. Qe dy muaj jam duke i pritë ato profatura, por është shumë problem me i siguru. Spitalet s’po japin një shumë të saktë pa ardhur pacienti për kontroll”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Udhëzimit Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, pacientët nuk mund të përfitojnë mbështetje financiare nga Fondi pa i bashkëngjitur tri profatura nga institucione të ndryshme shëndetësore. Por, të njëjtin udhëzim nuk e ka zbatuar gjithmonë vetë Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Edhe Arbëri 2 j. më parë Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike Në raportin e auditimit për pasqyrat financiare, Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar se mbi 20 raste Fondi ka lëshuar fletëzotime në kundërshtim me kërkesat e udhëzimit administrativ.

“Janë identifikuar 24 raste në vlerë 738.786€ lidhur me të cilat fletëzotimet janë lëshuar pa u përmbushur kriteri për numrin e profaturave.

Në 10 raste, në vlerë totale prej 335,516€, të cilat i përkasin periudhës pas hyrjes në fuqi të UA në vitin 2023, fletëzotimet janë lëshuar në kundërshtim me kërkesat e udhëzimit, sipas të cilit kërkohet paraqitja e tre profaturave, si dhe në 10 raste të tjera, në vlerë totale prej 258,060€, që i përkasin periudhës sa ishte në fuqi UA-03/2017, fletëzotimet janë lëshuar pa përmbushur kërkesën për bashkëngjitjen e dy profaturave, siç parashihte në udhëzim”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas auditorit, këto parregullsi kanë ndodhur si pasojë e mungesës së kontrolleve të brendshme në procesin e lëshimit të fletëzotimeve. ZKA-ja ka evidentuar po ashtu edhe vonesa në shqyrtimin e kërkesave për trajtim jashtë vendit nga Bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Sipas raportit, në fund të vitit 2025 kishin mbetur në pritje 15 aplikime të dorëzuara ndër vite, në vlerë totale prej mbi 392 mijë eurosh. Edhe Arbëri 10 min. më parë MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë Përveç kësaj, auditimi ka gjetur se edhe pas miratimit nga Bordi, një numër i konsiderueshëm i rasteve nuk janë ekzekutuar me kohë.

Në pritje të pagesës kanë mbetur 21 lëndë, me vlerë totale prej 483 mijë e 651 eurosh, duke vonuar financimin e trajtimeve të pacientëve jashtë vendit.

Burimi: Koha