Zyrtare: Veton Tusha transferohet te Celje, nënshkruan kontratë deri në vitin 2029

0%

Kampioni i Sllovenisë, Celje, ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit kosovar Veton Tusha nga Drita. Klubi slloven njoftoi se ka arritur marrëveshje me kampionin e Kosovës për transferimin e anësorit 23-vjeçar, i cili ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri më .

Në komunikatën e publikuar, Celje theksoi se Tusha kishte lënë përshtypje të mëdha në përballjet mes dy skuadrave në eliminatoret e Ligës së Konferencës, ku shpejtësia dhe aftësitë e tij në repartin ofensiv kishin krijuar shumë probleme për mbrojtjen sllovene.

Tusha ishte një nga lojtarët kryesorë të Dritës në sezonet e fundit, duke ndihmuar ekipin gjilanas të fitojë titullin e kampionit të Kosovës për të dytin vit radhazi. Karriera e tij nisi në Kaçanik, ndërsa më pas kaloi te Vardari para se të transferohej në Turqi. Me Denizlisporin ai shkëlqeu në moshë të re, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Superligës turke vetëm 18 vjeç.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më vonë provoi aventurën në Poloni te Termalica, por pa arritur të debutonte, duke u rikthyer më pas në futbollin kosovar. Me Ballkanin fitoi dy tituj kampioni radhazi, ndërsa pati edhe një periudhë të shkurtër te Dinamo City në Shqipëri. Në dy sezonet e fundit me Dritën, Tusha regjistroi 16 gola dhe gjashtë asistime, statistika që bindën Celjen të investojë në shërbimet e tij./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi