Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, më , nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit të këtyre automjeteve.
MIT bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe do të informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur do të krijohen kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme.
