“Kablloja kishte paraqitje më të mirë se Madueke”

0%

Shpërndaje në: Zlatan Ibrahimoviqi ka dhënë deklaratë kritikuese ndaj Noni Maduekes, pas fitores dramatike të Anglisë në çerekfinale. Anglia e mposhti Norvegjinë 2:1 pas vazhdimeve. Pati moment befasues në golin e barazimit të Anglisë, të shënuar nga Jude Bellingham. Nga pamjet televizive është dyshuar që topi ka prekur kabllon e një kamere dhe pas atij moment erdhi goli i barazimit.

Bellingham e shënoi edhe golin e dytë në fitoren e “Tre Luanëve”. “Mendoj se Anglia ka luajtur me një lojtar më pak, pas paraqitjes së Maduekes në fushë. Mendoj se çdo herë kur ai merr topin bën veprim të gabuar dhe ec nëpër fushë. Edhe pushimi i freskimit nuk e ndihmoi atë.

Nëse topi e ka prekur kabllon, atëherë kablloja ka pasur paraqitje më të mirë se Madueke”, ka deklaruar Ibrahimoviq me shaka për FOX Sports, ku është i angazhuar si analist. Anglia do të ballafaqohet me Argjentinën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, të mërkurën nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha