Shpërndaje në: Ish-kampioni i botës në shah, rusi Garry Kasparov, është tallur me FIFA-n për rastin diskutabil në ndeshjen Anglia – Norvegjia. Në golin e barazimit 1:1 të shënuar nga Jude Bellingham, është dyshuar që topi ka prekur kabllot e një kamere mbi fushë dhe kjo ishte ndihmë e madhe për “Tre Luanët” pasi topi shkoi tek ata.
Kasparovi ka bërë krahasim me golin që për shkak të teknologjisë së topit Kroacisë iu mohua në fund ndaj Portugalisë dhe u eliminua. “FIFA duhet t’i bëj të gjithë kabllot e kamerave me flokë të kroatëve”, ka shkruar Kasparov në platformën “X”. Mesazhi i shkurtër me sarkazëm nga legjenda e shahut është bërë viral në rrjetet sociale.
FIFA për golin e Kroacisë kishte thënë se çipi i vendosur në topin “Trionda” kishte treguar se kishte prekje të lehtë dhe goli u anulua për pozitë jashtë loje. Ndërkohë, për rastin te goli i Anglisë, ka shpjeguar se teknologjia e vendosur në top nuk ka shfaqur ndonjë shenjë të kontaktit me telin.
