Korçarët vijojnë me ritmin e përforcimeve

0%

Nikola Velichkovski është shumë pranë kalimit tek klubi i Skënderbeut. Kështu raporton “xmksport”, ku shkruhet se qendërsulmuesi do t’i bashkohet korçarëve për të firmosur fillimisht kontratën e më pas për t’u prezantuar si futbollisti më i ri i tyre, në javën e ardhshme. Për Velichkovskin, drejtuesit e klubit nuk do të shpenzojnë asnjë kacidhe, pasi ai do të vijë si futbollist i lirë.

Së fundmi, 20-vjeçari ishte pjesë e Brera Strumicas në Ligën maqedonase, ku shënoi 7 gola dhe asistoi një tjetë në sezonin që sapo lamë pas. Sa i takon karrierës së tij, fillimet i pati tek ekipi i Vardarit, ndërsa ka luajtur gjithashtu për Rabotniçkin, Makedonija GP dhe Septemvri mga Sofja.

Po ashtu, i njëjti burim, raporton se përveç Velichkovskit, tek Skënderbeu do të transferohet edhe Xhemil Jahiji. Ky i fundit vjen nga një eksperiencë në ligën e dytë kroate me skuadrën e NK Zmijavci.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot