Bukuri e rrallë në stadiumin e “Arrowhead” në Kansas City. Gjatë ndeshjes Argjentinë – Zvicër, u shfaq flamuri i Republikës së Kosovës. Gjatë intonimit të himnit, ku shihet kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka dhe në anën tjetër Argjentina, në tribuna flamuri i Kosovës.
“Shqiptarët me flamurin e madh të Kosovës & Granit Xhaka gjatë intonimit të himnit të Zvicrës” , ka shkruar gazetari Arlind Sadiku. Argjentina fitoi pas 120 minutave, me rezultat 3:1 ndaj Zvicrës. Duhet theksuar se Zvicra mbeti në fushë pa një futbollist nga minuta e 72-të, Embolo u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
