Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të dielën në fshatin Gurrakoc të Istogut. Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës , Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gurrakoc ka ndodhur një vetaksident.
Një veturë e ka goditur një shtyllë elektrike, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore. Është dërguar për trajtim në Emergjencë”, tha Gashi për Telegrafin. Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.
