“Është zgjedhja ime artistike”, Lily Allen u përgjigjet kritikave për

0%

Lily Allen ka performuar në natën e fundit të festivalit BBK Live në Bilbao të Spanjës, duke sjellë në skenë shfaqjen e saj “West End Girl” , e cila është pjesë e turneut të saj të parë që nga viti 2018. Këngëtarja 41-vjeçare u shfaq me një korse rozë të çelët, geta transparente dhe taka me platformë, ndërsa interpretoi këngët e albumit të saj.

Gjatë performancës, ajo ndërroi edhe veshjen, duke u shfaqur me një fustan të shkurtër ngjyrë ari, shkruan DailyMail. Megjithatë, turneu është shoqëruar edhe me kritika nga disa fansa, të cilët janë ankuar për çmimin e biletave dhe kohëzgjatjen e shfaqjes.

Disa prej tyre kanë pretenduar se kanë paguar deri në 86 funte (rreth 102 euro) për një koncert që zgjati rreth 50 minuta dhe pa shumë ndërveprim me publikun. Allen reagoi ndaj komenteve në rrjetet sociale, duke sqaruar se “West End Girl” është konceptuar si një përvojë teatrale dhe jo si një koncert tradicional.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo theksoi se është një zgjedhje artistike që të mos komunikojë me audiencën gjatë performancës, pasi kjo, sipas saj, i shërben rrëfimit të historisë. “Nuk dua që askush të ndihet i mashtruar. Të gjithë në këtë turne po punojnë shumë për t’u dhënë njerëzve shfaqjen më të mirë të mundshme dhe jam jashtëzakonisht krenare për të”, u shpreh këngëtarja.

Burimi: Telegrafi