Meçi ishte përshkuar.me shumë parregullsi që në start, shkaku i peshës së çeçenit. Gjon Palokaj e humbi meçin në raundin e parë. E nisi shumë mirë dhe e goditi disa herë kundërshtarin në fillim. Mirëpo, Palokaj një sekondë nuk e mbajti distancën. Sapo iu afrua, Machaev e pa mundësinë për një rrëzim dhe prej aty Gjoni e humbi orientimin e meçit.
“Normalisht, Machaev duhej të ishte shkualifikuar, sepse nuk arriti ta bënte peshën siç duhet”, thonë nga kampi i Palokajt. Flitet se Machaev e ka bërë me qëllim, sepse dëshiron të shkojë në UFC dhe nuk dëshiron të humbasë. Ai është sportist profesionist prej kohësh dhe e di shumë mirë si funksionon procesi i peshimit. ‘Në këtë nivel nuk duhet të ketë tolerancë.
Secili duhet ta sjellë peshën e caktuar’ , pohojnë drejtuesit e Gjonit. 1.1 kg mbi limit janë shumë. Kjo ndikon në lodhje, por edhe në forcë gjatë meçit. Në kafaz ai ka qenë rreth 7 kg më i rëndë se Gjoni, dhe kjo i ka dhënë avantazh, sepse nuk i është dashur të humbasë ato kilogramë para meçit. Kjo nuk ka qenë aspak profesionale nga Machaev.
