Granit Xhaka dhe Kosova

0%

I dha shkëlqim emrit të shtetit më të ri në botë, Kosovës! I dha shkëlqim kombit shqiptar! Kapiten i kapitenëve! 152 ndeshje në fanellën e kombëtare së Zvicrës! Truri i kombëtares së Zvicrës! Kudo që luajti e luan e ka në zemër Kosovën! Prania e tij në fushë duket sikur po luan Kosova! I papërsëritshmi! Xhaka së bashku me Xherdan Shaqirin për vite më radhë lartësuan shtetin e Kosovës!

Në Spanjë e Rusi, në Serbi e Bjellorusi, në Sllovaki e në Qipro, shkruani se ky është shqiptar i Kosovës! Të gjithë janë me fat që jetojnë në epokën e Messit e Ronaldos sikur i gjithë kombi shqiptar me Xhakën e Shaqirin. Dy emra që nuk përshkruhen me fjalë, Xhaka dhe Shaqiri! Kapiten i kombëtares së Zvicrës, djaloshi nga Kosova!

Një kapiten e një komandant i fushës, që shumë shtete e kanë lakmi të kenë një profil në fushë sikur Xhaka. Një Xhakë me shtatë zemra! Zvicra e Xhaka nuk e merituan eliminimin! Kartoni i kuq ndryshoi rrjedhën lojën. I vendosur dhe trim që nuk e ka shoqin!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Xhaka e Shaqiri, ndër vite e bënë të emocionuar dhe të gëzuar popullin shqiptar të Kosvës, me gola, fitore dhe trimëri e si mbrohet Kosova e kombi shqiptar kudo që luani. Bashkë me Shaqirin e bënë shqiponjë dykrenare në zemër të Kaliningradit të Rusisë më . Xhaka e Shaqiri shënuan, Serbia mposhtet me 2:1 dhe paketoi valixhet për në Beograd!

Në Prishtinë, Tiranë, Shkup e Malësi, festoheshin golat e Shaqirit e Xhakës ndaj Serbisë, sikur të fitonte Kosova e Shqipëria. Kombi shqiptar në këmbë! Boritë e makinave e daullet nuk ndaleshin! Festë e madhe. Serbia e Beogradi vlonte nga shqiponja dy krenare, simboli i shqiptarëve, kërkonte dënimin e rëndë për dy yje tanë.

Me , Shaqiri me gol paketon Serbinë me rezultat 3:2, Xhaka shpalosi bluzën me mbiemrin Jashari, e çoi në këmbë një Serbi duke reaguar e sulmuar këtë veprim shembullor të trimit tonë. Shtatë lojtarë serbë i vërsulen Xhakës në Doha në Kampionatin Botëror 2022, shkak Kosova. Xhaka e Shaqiri shkuan në krahinën e Vojvodinës me Zvicrën, në Novi Sad dhe luajtën ndeshjen.

Xhaka shkoi në Leskovc me Zvicrën dhe luajti ndaj Serbisë. I gjithë stadium në Leskovc, nuk e kishte dertin se luante me Zvicrën, por me Xhakën e Kosovës po luanin në fushë. I gjithë stadiumi brohoriste me nervozizëm dhe duek provokuar: Kosova është Serbi, sepse Xhaka po luante aty.

Serbët nuk e shikonin se Zvicra po luante, por kapiteni Xhaka dukej se gjithë Kosova kishte zbarkuar në Leskovc. Një Xhakë me zemër të madhe! Xhaka dhe Kosova. Krenaria e Kosovës, krenaria e shqiptarëve.

Burimi: Bota Sot