Shpërndaje në: Lionel Messi ka thënë se përballja me “superfuqinë”, Anglinë, në gjysmëfinale të Kupës të Botës do të jetë e veçantë. Argjentina e Messit e eliminoi Zvicrën në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale, të mërkurën mbrëma, përballet me Anglinë. Për Messin do të jetë ndeshja e parë në karrierë kundër Anglisë. Anglia dhe Argjentina kaluan në gjysmëfinale pas vazhdimeve.
Anglezët e eliminuan Norvegjinë. Dy përfaqësueset kanë histori të pasur në Kupën e Botës, si ajo e dy golave të Diego Maradonas në vitin 1986. Por, befasisht, kjo do të jetë ndeshja e parë e Messit me Anglinë. “Çdo gjë që kam parë dhe kujtoj nga ajo ndeshje e vitit 1986 është nga videot dhe imazhet që argjentinasit vazhdimisht i shikojnë”, ka thënë Messi për “ESPN Argentina”.
Edhe Botërori 2026 2 j. më parë Shifrat e pabesueshme të Messit “Por mendoj se ky grup është mësuar të luajë ndeshje futbolli pavarësisht kundërshtarit. Qartë, të luaj ndaj Anglisë është e veçantë sepse ajo është superfuqi. Dhe ndeshjet ndaj superfuqive janë gjithnjë të veçanta. Personalisht do të jetë hera e parë që do të luaj kundër anglezëve.
Kam luajtur ndaj të gjithëve, pos Anglisë, kështu që do të jetë mirë edhe për këtë arsye po ashtu”, ka vazhduar superylli i futbollit. Ndaj Zvicrës, Messi kontribuoi me asistim. Bëri goditjen nga këndi që në gol e shndërroi Alexis Mac Allister. “Ndeshjen e ardhshme do ta përjetojmë për atë që është – gjysmëfinale e Kupës së Botës kundër një superfuqie, një skuadre të shkëlqyer.
Dhe do të përpiqemi të arrijmë në formën më të mirë të mundshem për të garuar përsëri”, ka theksuar 39-vjeçari Messi. Ai ka plot 205 ndeshje dhe 125 gola për Argjentinën. Në këtë Botëror është realizatori më i mirë së bashku me Kylian Mbappen, me nga tetë gola. Me shtatë gola Botërorin e përfundoi Erling Haaland i Norvegjisë. Jude Bellingham dhe Harry Kane të Anglisë i kanë nga gjashtë.
Messi është edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botërore me plot 21 gola. 20 i ka Mbappe. Messi është edhe asistuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botërore. I ka plot 11 asistime, ndërsa në Botërorin aktual ka bërë dy asistime. Edhe Botërori 2026 4 d. më parë Xhaka duhej ta gjuante penalltinë e tretë, por pse vendosi për të parën?
Për shkak edhe të një konflikti në vitin 1982, ndeshjet mes Argjentinës dhe Anglisë janë përcjellë me rivalitet dhe tensione. Goli me dorë i Maradonës në vitin 1986 ka shërbyer po ashtu në rivalitetin e madh. Edhe në Angli i janë gëzuar ndeshjes me Argjentinën e Messit. Kjo do të jetë ndeshja e parë e dy përfaqësueseve për më shumë se 20 vjet.
Prej kur Messi debutoi në moshën 18-vjeçare tek Argjentina, kjo përfaqësuese ka luajtur me Anglinë vetëm një herë. Superylli mungoi në miqësoren e 11 nëntorit të vitit 2005 për shkak të një suspendimi.
