Sveçla: Në Evropë po hiqet betoni, në Prishtinë po shtohet

0%

Shef i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka kritikuar zhvillimet urbane në kryeqytet. Ai ka thënë se Prishtina ka nevojë për më shumë gjelbërim dhe më pak beton.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Sveçla ka shkruar se në shumë qytete evropiane po ndërmerren hapa për zëvendësimin e hapësirave të betonizuara me zona të gjelbra. “Në Evropë po hiqet betoni. Në Prishtinë po shtohet. Në shumë qytete evropiane, hapësirat e betonizuara po zëvendësohen me pemë, gjelbërim dhe hije.

Përveç estetikës, kjo bëhet për të ulur temperaturat gjatë verës, për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për ta bërë qytetin më të jetueshëm” , ka shkruar ai. Ai i ka komentuar edhe ndërhyrjeve në sheshin “Xhorxh Bush”, Sveçla ka kritikuar projektet që, sipas tij, rrisin betonizimin e kryeqytetit. “Prishtina nuk ka nevojë për më shumë beton.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ka nevojë për më shumë vizion”, u shpreh Sveçla.

Burimi: Bota Sot