Tentohet të futet drogë e telefona në Burgun e Dubravës – ShKK

0%

Një operacion i koordinuar i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka parandaluar futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Gjatë aksionit janë sekuestruar gjashtë telefona mobilë dhe rreth 480 gramë substancë e dyshuar, ndërsa rasti tashmë është në trajtim nga Policia e Kosovës.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë së Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të sigurisë.

“Aksioni është realizuar pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese (NJIK), e cila, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të sigurisë, ka zhvilluar një bastisje të planifikuar, e cila ka rezultuar e suksesshme”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë bastisjes, zyrtarët korrektues gjetën dhe sekuestruan gjashtë telefona mobilë dhe rreth 480 gramë substancë të dyshuar. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet procedurale dhe ka sekuestruar materialet e gjetura. Ndërkohë, SHKK ka nisur hetimet e brendshme për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe forcimin e sigurisë në të gjitha institucionet korrektuese”, thuhet në fund të njoftimit të SHKK-së.

Burimi: Bota Sot