Parandalohet një rast kontrabande në Dubravë, sekuestrohen 6 telefona

0%

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se është parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit të SHKK-së, aksioni është realizuar pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese (NJIK), në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë së Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të sigurisë.

“Njësia e Inteligjencës Korrektuese, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të sigurisë, ka zhvilluar një bastisje të planifikuar, e cila ka rezultuar e suksesshme”, ka bërë të ditur SHKK. Gjatë kontrollit, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë telefona mobilë, si dhe rreth 480 gramë substancë të dyshuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale dhe ka sekuestruar materialet e gjetura. Ndërkohë, SHKK ka iniciuar hetimet e brendshme për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe forcimin e sigurisë në të gjitha institucionet korrektuese”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Burimi: Telegrafi