QMK: Shtetasi rumun humbet të Matkë, gjendet në orët e para të

0%

Pas një operacioni prej 6 orësh të koordinuar mes institucioneve, është gjetur shtetasi rumun i cili në ora 21 të mbrëmjes që lamë pas u raportua si i humbur në malin e Matkës. Shtetasi rumun është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, por i çorientuar dhe i frikësuar.

Njoftimi i plotë nga Qendra për Menaxhim me Kriza: Në ora , përmes Numrit Unik për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) u pranua një thirrje nga një shtetas rumun, i cili ishte humbur gjatë lëvizjes së pavarur në rajonin e Matkës, në afërsi të shpellës Vrello, në territorin e Komunës së Sarajit.

Menjëherë pas pranimit të njoftimit, QMK-ja ndërmori të gjitha aktivitetet e nevojshme dhe njoftoi Ministrinë e Punëve të Brendshme (QIK Shkup), Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar përfshirjen e tyre në operacionin e kërkimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përmes komunikimit të vazhdueshëm me personin e humbur, operatorët e QMK-së arritën ta përcaktojnë vendndodhjen e tij të përafërt, bazuar në koordinatat dhe të dhënat e marra nga thirrja në numrin 112. Këto të dhëna më pas iu përcollën MPB-së për lokalizim më të shpejtë dhe më efikas.

Burimi: Telegrafi