Apeli anulon aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit për masakrën e

0%

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke anuluar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Gavrilo Milosavleviq për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Kështu, lënda është kthyer në rigjykim.

Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“APROVOHET si e bazuar ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.63/2023 i datës , ANULOHET dhe lënda kthehet në rigjykim dhe rivendosje ”, thuhet në vendimin e Apelit të përpiluar më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjykata Themelore në Prishtinë më ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Milosavleviq, me arsyetimin se nuk është provuar se ka kryer veprën që i vihej në barrë.

Kundër këtij aktgjykimi, në afatin ligjor ankesë ka ushtruar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe vendimin mbi sanksionin penal.

Prokuroria ka propozuar ndryshimin e aktgjykimit me shpalljen fajtor të të akuzuarit ose anulimin e aktgjykimit dhe kthimin e lëndës në rigjykim. Mbrojtësi i të akuzuarit Milosavleviq, avokati Dejan Vasiq, ka parashtruar përgjigje në ankesë me propozim që ankesa e Prokurorisë të refuzohet si e pabazuar dhe aktgjykimi të vërtetohet.

Kurse, Prokuroria e Apelit përmes parashtresës ka mbështetur ankesën e Prokurorisë Speciale. Gjykata e Apelit me kolegjin e përbërë nga Avni Mehmeti-kryetar, dhe antarët Albina Shabani-Rama e Valon Kurtaj, ka mbajtur seancën e kolegjit më dhe pas analizimit të aktgjykimit të ankimuar dhe shkresave të lëndës, ka konstatuar se ankesa e Prokurorisë Speciale është e bazuar.

Apeli ka konstatuar se aktgjykimi i ankimuar është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të përcaktuara me nenin 384, paragrafi 2, nënparagrafi 2.7 të Kodit të Procedurës Penale, pasi gjykata e shkallës së parë nuk e ka hartuar aktgjykimin në pajtim me nenin 369, paragrafi 10 të KPP-së, si dhe nuk e ka arsyetuar aktgjykimin lirues.

Sipas Apelit, aktgjykimi i Themelores është i paqartë dhe i paplotë, pasi arsyetimi i tij trajton vetëm në mënyrë të pjesshme pikën e parë të aktakuzës, ndërsa për pikën e dytë që ka të bëjë me rrahjet, torturat dhe trajtimin çnjerëzor ndaj të burgosurve, arsyetimi është i fragmentuar, i pamjaftueshëm dhe i paqartë.

Apeli vlerëson se është konstatuar vërtetim i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike, pasi gjykata e shkallës së parë nuk ka vlerësuar në tërësi dhe në ndërlidhje provat e administruara, duke bërë një vlerësim selektiv të tyre.

Gjykata e Apelit thekson se një numër i konsiderueshëm dëshmitarësh, përfshirë B.Xh., E.H., K.B., N.K., U.Th., N.H., A.R. dhe S.Rr., kanë deklaruar se e kanë parë të pandehurin në Burgun e Dubravës edhe pas datës , duke e identifikuar me nofkën “Gagi” dhe duke i atribuar veprime konkrete gjatë ngjarjeve të majit 1999, por gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë asnjë arsyetim për mospranimin e këtyre dëshmive.

Apeli vlerëson se mungon arsyetim i mjaftueshëm lidhur me besueshmërinë e dëshmitarit kyç S.Rr., pa bërë dallimin e duhur ndërmjet mospërputhjeve thelbësore dhe atyre periferike, si dhe është injoruar plotësisht deklarata e dëshmitarit N.K., e dhënë në seancën gjyqësore.

Sipas Apelit, në rigjykim, gjykata e shkallës së parë duhet të veprojë në përputhje me aktakuzën, të riprocedojë provat e propozuara dhe, sipas nevojës, çdo provë të re që mund të paraqitet.

“Gjatë shqyrtimit dhe procedimeve të çështjes, ajo duhet të eliminoj dhe të korrigjoj të gjitha të metat lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, të konstatuara në këtë vendim, të trajtoj në mënyrë të veçantë dhe të plotë të dy pikat e aktakuzës, të bëjë vlerësim të plotë dhe të individualizuar të të gjitha provave, si veç e veç ashtu edhe në ndërlidhje me njëra-tjetrën, të japë arsye të qarta dhe bindëse për pranimin apo refuzimin e secilës provë si të sqaroj kundërthëniet eventuale ndërmjet dëshmive dhe të japë arsyetim për vlerësimin e besueshmërisë së dëshmitarëve dhe në fund, të nxjerrë një aktgjykim të ri, të qartë, të arsyetuar dhe të bazuar në prova dhe ligj, në përputhje me nenet 360, 361, 363 dhe 369 të KPP-së”, thuhet në vendim.

Sipas aktakuzës së ngritur më , thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë, kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civilë shqiptarë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në bashkëkryerje me njësitë policore serbe, Milosavleviq kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë, me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut të dalin 1 mijë të burgosur të vendi i quajtur “Fusha e Sportit”, me pretekstin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.

Tutje, në aktakuzë thuhet se menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve, ushtarakët serbë kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitraloz, mortajë dhe armë të tjera dhe se ky operacion i vrasjes i cili kishte filluar nga dhe kishte zgjatur deri më , ku si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarak serbë, kishin shkuar thuajse çdo ditë nëpër pavijonet e Burgut të Dubravës, konkretisht në pavionin “B” dhe “C”, duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore të burgosurit civilë shqiptarë.

Në aktakuzë përmendet se si disa roje kishin shkuar edhe në qelinë ku ishte i vendosur edhe Ukshin Hoti, Gani Baliu, Skender Gashi, Mehmet Memqaj, dhe Shkelqim Zllanoga, ku të njëjtëve u kishin fikur dritat fillimisht dhe pastaj ju kishin drejtuar me fjalët Ukshin Hotit “ Profesor sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s”, duke e ofenduar dhe sharë gjatë gjithë kohës, sa që në një moment thuhet se rojet kishin kapur për fyti Shkelqim Zllanogën ku thuajse ia kishin ndalur frymëmarrjen.

Për këto veprime i akuzuari Milosavleviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP i RSFJ-së”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Burimi: Bota Sot