Patrikana e Pejës nën osmanët dhe murgjit e pabesë

0%

Nga: Miodrag Popoviq Shpërndaje në: Pavarësisht nënshtrimit të saj ndaj shtetit osman, ligjërisht dhe më shpesh de facto, Kisha Ortodokse gëzonte liri të plotë fetare dhe e gëzonte autonominë kulturore gjatë kohës së Patrikanës së Pejës, që do të thotë nga viti 1557. Librat e vjetër serbë ishin të shenjtë edhe për turqit, dhe manastiret mbroheshin nga një berat i veçantë i sulltanit.

Prandaj nuk duhet t’u besohet akuzave të murgjve kundër turqve dhe retorikës së tyre apokaliptike. Kishat dhe manastiret serbe të ndërtuara në shekujt XVI dhe XVII flasin shumë më me elokuencë se murgjit gënjeshtarë Në udhëpërshkrimin e tij të vitit 1530, Benedikt Kuripeçiqi e la një dëshmi nga e cila mund të shihet jo vetëm se si ishin poemat e Kosovës në fillim të shekullit XVI, por edhe se ku jetuan ato në atë kohë.

Heroi kryesor i poemave të Kosovës për të cilat flet Kuripeçiq, e para prej të cilave ne e dimë me siguri se ekzistonin, ishte Milosh Kobiloviq, jo princi Lazar. Me sa duket, Kuripeçiq dinte edhe për disa burime të shkruara të mëparshme. “Është e regjistruar në histori”, shkruan ai në fillim të rrëfimit të tij për Betejën e Kosovës, “se si ndodhi”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë ekspozimit të mëtejshëm të traditës së Kosovës, ky autor nuk thotë asgjë se për çfarë historie, ose kronike, po flet ai. A flet ai për autorët si Duka ose Halkokondyles, Shukrullah, Uruç, Ashik-Pasha Zaden ose Neshrin; ose ndoshta, për Konstantin Filozofin dhe adaptimin italian të kronikës së Dukës.

Prandaj mund të themi me të drejtë se nga rrëfimi i Kuripeçiqit për Betejën e Kosovës, nuk mund të nxirret ndonjë përfundim i besueshëm në radhë të parë për vetë ngjarjet, por edhe në lidhje me burimet historike që ai njihte.

Problemet e serbëve nën sundimin turk Siç mund të shihet nga prezantimi i Kuripeçiqit, legjenda e Milloshit nuk e mitizoi personalitetin e tij legjendar, por përkundrazi e afroi karakterin e Milloshit me atë të një kalorësi të tipit perëndimor.

Luftëtarët që luftuan me pagesë në ushtrinë veneciane nuk mund ta kishin kuptuar mitin shpirtëror të princit Lazar, në thelb të të cilit ishte ideja e sakrificës për popullin dhe atdheun. Por, Milloshi legjendar ishte shumë më afër tyre si një shërbëtor besnik ndaj zotërisë së tij.

Duke i ekzagjeruar, deri diku, problemet e të krishterëve në Perandorinë Osmane, Kuripeçiq lutet që zëri i protestës së tyre “të dëgjohet në Perandorinë Romake, e cila duhet të jetë koka e të gjithë të krishterëve”.

Kuripeçiq është prova e parë, por jo e vetmja, se bota katolike në fund të shekullit XV dhe gjatë shekullit XVI ishte e interesuar për traditën serbe të Kosovës dhe kërkoi ta përfshinte atë në traditën e saj të krishterë, anti-turke. Përshtatja italiane e Kronikës së Dukës ishte sigurisht një shprehje e të njëjtave aspirata.

Veprat e humanistëve raguzanë, Ludovic Crijeviq-Tuberon dhe Mavro Orbini, gjithashtu flasin për këtë interes. Është karakteristike që përveç Benedikt Kuripeçiq, Ludovig Crijeviq dhe Mavro Orbini bashkë me shkrimtarë të tjerë katolikë, gjatë shekullit XVI dhe fillimit të shekullit XVII, shkruan për problemet e serbëve nën sundimin turk…

Edhe Shtojca për Kulturë 4 o. më parë Gjeografia e harresës Fortesa kundër depërtimit turk në Evropë Duhet të ketë disa arsye historike pse shkrimtarët katolikë në këtë kohë ishin të shqetësuar për vëllezërit e tyre sllavë, të shpërndarë në oaze të largëta dhe të izoluara në Perandorinë e fuqishme Osmane.

Pas rënies së Bizantit dhe shteteve të tjera feudale në Ballkan, shtetet kufitare katolike u bënë një fortesë kundër depërtimit turk në Evropë: Hungaria, Polonia, Republika Veneciane, Austria.

Duke jetuar në rrezik të vazhdueshëm nga pushtimet e reja turke, ishin pikërisht këto vende, dhe jo mbretëritë e krishtera dhe Kisha Ortodokse, që do të ishin bartësit e rezistencës antiturke në shekujt XVI dhe XVII, si dhe burime urrejtjeje dhe intolerance ndaj myslimanëve në përgjithësi.

Në anën tjetër, serbët me komunitetet e tyre patriarkale-fisnore do të kishin dukshëm më pak gjasa për t’i kushtuar vëmendje Perëndimit. Kështu te të krishterët në Turqi, shtetet perëndimore panë një bashkëpunëtor të mundshëm në luftën kundër Perandorisë Osmane, dhe Kisha Katolike u përpoq t’i bindte ata (serbët – S. L.) për Kryqëzatën kundër Islamit.

Pra, siç shihet paralelisht me inkurajimin e serbëve për t’u rebeluar kundër turqve dhe paktin e shtetit venecian me Kishën Ortodokse, ekzistonte edhe ky interes i shkrimtarëve katolikë për sllavët në Perandorinë Osmane.

Në rrethanat e reja, pak a shumë të normalizuara, administrata qendrore turke, nuk i shkatërroi vendet e kultit të krishterë; përkundrazi, gjatë shekujve XVI dhe XVII, gjatë Patrikanës së Pejës, bile u ndërtuan (kisha) të reja. Në disa prej tyre, imazhet e themeluesve me çallma në kokë mund të shihen edhe sot e kësaj dite.

Gjatë kohës së Patrikanës së Pejës, Kisha Ortodokse ishte në fakt një lloj shteti klerikal vasal brenda një perandorie të fuqishme ushtarako-feudale Imazhet e themeluesve me çallma në Patrikanë Në shekujt XVI dhe XVII, kombi serb nuk ekzistonte në kuptimin modern të fjalës, prandaj nuk duhet shpikur ose identifikuar atë me Kishën Ortodokse, e cila në shekujt përkatës ndër të tjera, ishte një institucion i legalizuar ligjërisht i Perandorisë Osmane.

Turqia, si shtet, jo vetëm që nuk e persekutoi fenë e krishterë, por i la edhe vetë kishës një status feudal. Së bashku me manastiret, ajo ia lejoi asaj edhe disa prona, së bashku me fshatarë dhe bujkrobër, mbi të cilët autoritetet kishtare kishin edhe juridiksion laik.

Dihet që Kisha Ortodokse në Perandorinë Osmane i mblidhte të ardhurat e saj nga populli me ndihmën dhe nën mbrojtjen e autoriteteve turke. Në rrethanat e reja, pak a shumë të normalizuara, administrata qendrore turke, nuk i shkatërroi vendet e kultit të krishterë; përkundrazi, gjatë shekujve XVI dhe XVII, gjatë Patrikanës së Pejës, bile u ndërtuan (kisha) të reja.

Në disa prej tyre, imazhet e themeluesve me çallma në kokë mund të shihen edhe sot e kësaj dite. Edhe Shtojca për Kulturë 6 d. më parë Trashëgimia e Frida Kahlos që vazhdon të frymëzojë Gjatë kohës së Patrikanës së Pejës, Kisha Ortodokse ishte në fakt një lloj shteti klerikal vasal brenda një perandorie të fuqishme ushtarako-feudale.

Nëpërmjet kishës, Porta e Lartë komunikonte me nënshtetasit ortodoksë. Midis tyre, përveç fshatarëve, haraçet e të cilëve mbështetnin perandorinë, kishte edhe martolosë – ushtarë të sulltanit të besimit ortodoks, të caktuar në njësitë ndihmëse speciale në ushtrinë turke, për të cilët autoritetet qendrore në Kostandinopojë ishin veçanërisht të interesuara, si dhe serbë, tregtarë dhe artizanë, të nevojshëm për Perandorinë Osmane, bile në atë kohë ata tashmë i kishin edhe esnafët e tyre.

Ringjallja e ndjenjave antiturke Në anën tjetër, kisha e dobësuar ekonomikisht, kuptohet se nuk mund të kishte të njëjtin ndikim në masat më të gjera të popullit siç kishte pasur gjatë periudhës së Nemanjidëve.

Populli, veçanërisht në mjediset fisnore-patriarkale, të cilat ruanin kultet e lashta edhe gjatë sundimit të feudalëve vendas, u kthye kryesisht në besimin e tyre të mëparshëm, i cili ishte më afër tyre sesa Krishterimi, pasi besimi i vjetër korrespondonte në një masë më të madhe me nivelin e vetëdijes së tyre arkaike.

Përveç kësaj, dyshuese ndaj turqve si pushtues, këto mjedise relativisht autonome nuk mund të kishin shumë besim në Kishën Ortodokse, e cila ishte në marrëdhënie të mira me autoritetet turke.

Pavarësisht nënshtrimit të saj ndaj shtetit osman, ligjërisht dhe më shpesh de facto, Kisha Ortodokse gëzonte liri të plotë fetare dhe e gëzonte autonominë kulturore gjatë kohës së Patrikanës së Pejës, që do të thotë nga viti 1557. Librat e vjetër serbë ishin të shenjtë edhe për turqit, dhe manastiret mbroheshin nga një berat i veçantë i sulltanit.

Prandaj nuk duhet t’u besohet akuzave të murgjve kundër turqve dhe retorikës së tyre apokaliptike. Kishat dhe manastiret serbe të ndërtuara në shekujt XVI dhe XVII flasin shumë më me elokuencë se murgjit gënjeshtarë. Miodrag Popoviq (1920 – 2005) ka qenë historian i letërsisë serbe dhe autor i shumë studimeve.

Librin “Vidovdani dhe Kryqi i Ndershëm: një përmbledhje e arkeologjisë letrare” (Видовдан и часни крст: оглед из књижевне археологије) ai e publikoi në vitin 1976 në Beograd. Siç shihet edhe nga titulli, libri ka për temë lindjen, zhvillimin dhe pasojat e “Mitit të Kosovës”.

Duke e pasur parasysh se ky mit bashkë me komponentat tjera përcjellëse, në fakt u shndërrua në “Tapi serbe të Kosovës” dhe një tapi e tillë u perceptua ashtu edhe nga një pjesë e opinionit ndërkombëtar, pas leximit të librit mund të thuhet me të drejtë se autori Miodrag Popoviq ia ka dalë me sukses që ta shpërfytyrojë “tapinë serbe mbi Kosovën”.

Ky shkrim është pjesa e tretë e fragmenteve nga libri. Titulli dhe nëntitujt janë të Skënder Latifit Edhe Shtojca për Kulturë 6 d. më parë Mitizimi i “heronjve” të Kosovës në Perandorinë Osmane Vijon në numrin e ardhshëm të Shtojcës për kulturë LEXO EDHE:

Burimi: Koha