Ekskluzive | Krisma në mes të fejesës në Malishevë, Policia bastis

0%

Të shtënat me armë gjatë një ahengu familjar kanë alarmuar banorët e fshatit Lladroc të Malishevës, duke detyruar Policinë të ndërhyjë me urgjencë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 10 korrikut, rreth orës , kur një qytetar, që kërkoi të mbetet anonim, njoftoi Policinë se nga një shtëpi në fshat po dëgjoheshin krisma armësh.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë konstatuar se në shtëpinë e Gëzim Zogajt , 39 vjeçar po mbahej një fejesë familjare. Gjatë intervistimit, 39-vjeçari ka pranuar se kishte shtënë në ajër me një revole me gaz të tipit “Zoraki”, të cilën më pas e ka dorëzuar vullnetarisht.

Policia ka sekuestruar armën, një karikator, dy fishekë me gaz të kalibrit 9 mm dhe një gëzhojë të gjetur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma është sekuestruar si provë materiale.

Burimi: sinjali.com