Përleshje mes shtatë personave në Gjakovë, konfiskohet një armë

0%

Një përleshje mes shtatë personave ka përfunduar me arrestime dhe sekuestrim të një arme në Gjakovë. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje janë përfshirë në rrahje mes vete. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtë, një karikator, një fishek dhe katër gëzhoja.

Të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Burimi: Telegrafi