Shpërndaje në: Kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në fund të Kupës së Botës. Të martën prej orës është gjysmëfinalja e parë mes Francës dhe Spanjës, që zhvillohet në Dallas. Ndërkohë të mërkurën prej orës është gjysmëfinalja e dytë mes Anglisë dhe Argjentinës, që zhvillohet në Atlanta.
Të shtunën prej orës në Miami është ndeshja për vend të tretë, kurse të dielën e javës së ardhshme prej orës në New Jersey është finalja e madhe. Dhe për herë të parë në histori katër përfaqësueset e para në ranglistën botërore janë pjesë e gjysmëfinales së Botërorit. Pra, bazuar në ranglistë, nuk ka befasi sa i takon kualifikimit në gjysmëfinale.
Franca është e para në renditjen botërore të përfaqësueseve më të suksesshme. Pas saj janë Argjentina, Spanja dhe Anglia.
